Storia e suksesit tuaj mund të fillojë këtu!
HR Prospero është një agjension që ofron programe trajnimi dhe shërbime të ndryshme konsulence nga lëmia e menaxhimit të burimeve njerëzore të dedikuara për:
Ata që duan të zhvillohen profesionalisht si dhe të përgatiten për treg të punës - duke filluar prej përgatitjes për intervistë për punë/treg të punës
Organizatat që duan të shkarkohen nga barra e detyrave dhe përgjegjësive (pjesërisht apo në tërësi) të menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe këtë funksion t’a marrin si shërbim të jashtëm/outsource.
Ata që duan të zhvillohen profesionalisht në lëminë e Burimeve Njerëzore - të punësuar apo që duan të punësohen apo promovohen në zyre/departamente të Burimeve Njerëzore.
Ata që duan të zhvillojnë kapacitetet e tyre në temat në të cilat ne ofojmë trajnime
Në HR Prospero, ne jemi më shumë se një ofrues shërbimesh; jemi partneri juaj strategjik në ndërtimin e një fuqie punëtore të fuqishme dhe të aftë. Bashkohuni me ne në krijimin e një ambienti pune ku talenti zhvillohet, punonjësit rriten dhe bizneset progresojnë.
Qëllimi jonë është që nëpërmjet të zhvillimit të burimeve njerëzore, të perkrahen individët dhe organizatat në arritjen e rezultateve sa më të mira individuale dhe të organizatave.
Të jemi një ndër kompanitë udhëheqëse të trajnime të Burimeve Njerëzore në rajon, të mirënjohur si partnerë të konsulencës që ia vlen dhe që sjellin ndryshim pozitiv dhe prosperitet të individëve dhe organizatave.
Të zhvillojmë marrëdhënie afat-gjata me partnerët tanë – punëkërkuesit, të punësuarit dhe punëdhënësit në zhvillimin dhe prosperimin e tyre duke realizuar potencialin e plotë, për t’i bërë ata më produktivë dhe të suksesshëm.
Ne jemi të vendosur të ofrojmë shërbime të kualitetit të lartë, me integritet, mirëbesim dhe konfidencialitet në mënyrë që të jemi besnikë ndaj klientëve. Ne do të përpiqemi për përsosmëri në punën tone, punë cilësore dhe me kohë.
Ne kuptojmë rëndësinë e nevojave dhe kërkesave që ju keni. Për këtë arsye, ne do të jemi të përkushtuar maksimalisht në ofrimin e zgjidhjeve më të mira për ju, duke i harmonizuar ato me kërkesat tuaja specifike.
Ne do t’u përmbahemi standardeve më të larta të etikës personale dhe profesionale, me ndershmëri, besim dhe integritet. Ne do të ndërveprojmë në një mënyrë pozitive dhe do të udhëhiqemi nga ajo që besojmë se është e drejtë.
Komunikimi dhe ndërveprimi i hapur, me pozitivitet dhe inkurajues është një ndër elementet më të rëndësishme në mjedis te punës. Andaj, ne aplikojmë parimet e komunikimit të hapur, të sinqertë dhe me pozitivitet.
Qasja jonë parësore është respekti dhe të qenit i drejtë në mënyrë të pakompromis – i trajtojmë të tjerët ashtu siç duam të n’a trajtojnë neve. Ne mirëpresim dhe çmojmë mendimet e ndryshme.